Juventusi nuk e shkarkon Pirlon

Futboll

Juventusi nuk e shkarkon Pirlon

Më: 10 maj 2021 Në ora: 15:10
Juventusi nuk e shkarkon Pirlon

Juventusi nuk e ka në plan ta shkarkojë Andrea Pirlon dhe ai do të jetë në krye të skuadrës në ndeshjen ndaj Sassuolos.

Ish-mesfushori kreativ u angazhua te Zonja e Vjetër në verën e kaluar duke e zëvendësuar Maurizio Sarrin, ndërsa ishte debutues në skenën e madhe si trajner.

Sezoni i tij i parë në krye të Bianconerëve ka qenë i vështirë, pasi Juve tashmë po lufton për një vend në top-katërshe, ashtu që hierarkia e klubit është takuar sot (e hënë) për ta diskutuar të ardhmen e trajnerit.

Image

 

SportItalia raporton se Pirlo do ta përfundojë sezonin në krye të skuadrës, duke qenë se Juve nuk ka shumë opsione dhe ka një orar të ngarkuar.

Që të mërkurën, bardhezinjtë luajnë kundër Sassuolos në Mapei Stadium dhe tri ditë më pas e presin Interin në Allianz Stadium.

Më pas, zhvillohet finalja e Kupës së Italisë kundër Atalantas më 19 maj dhe sezoni mbyllet me sfidën ndaj Bolognas më 23 maj.

Aktualisht, Juventusi është në vend të pestë në renditje me një pikë prapa Napolit dhe do të shpresojë të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat