Edinson Cavani zgjat kontratën me Manchester United

Futboll

Edinson Cavani zgjat kontratën me Manchester United

Më: 10 maj 2021 Në ora: 15:09
Edinson Cavani

Edinson Cavani do të vazhdojë të jetë lojtar i Machester United.

Edinson Cavani ka mahnitur me paraqitjet e tij që nga transferimi i tij në “Old Trafford” nga Paris Saint Germain.

Pavarësisht moshës së tij 33 vjeçare, uruguajani është bërë njëra nga figurat kryesore të Manchester United këtë sezon.

Ai ka 9 gola në ligë dhe pesë gola në Europa League.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Cavani ka nënshkruar kontratën e re me Manchester United.

Cavani ka nënshkruar kontratë deri në fund të vitit 2022 me opsion zgjatje edhe për një vit tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat