Hansi Flick arrin marrëveshje me Kombëtaren e Gjermanisë

Futboll

Hansi Flick arrin marrëveshje me Kombëtaren e Gjermanisë

Më: 10 maj 2021 Në ora: 17:39
Hansi Flick arrin marrëveshje me Kombëtaren e Gjermanisë

Trajneri i Bayern Munich, Hansi Flick që ka ndërprerë kontratën me klubin ka arritur marrëveshje me Kombëtaren e Gjermanisë, që do marrë drejtimin sapo Kampionati Evropian të mbarojë.

Ishte trajneri Joachim Low që mori vendimin të largohet nga Kombëtarja e Gjermanisë, derisa Flick do jetë pasuesi.

Sipas Mundo Deportivo, Flick do nënshkruajë kontratë trevjeçare me Gjermaninë.

Ai do drejtojë Kombëtaren në Kupën e Botës Katar 2022, gjithashtu edhe në Evropianin 2024, që pritet të mbahet në Gjermani.

Ishte sekretë, sepse Oliver Kahn, presidenti i ardhshëm i klubit për Sky tregoi se gjithçka është kompletuar mes Flick dhe Gjermanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat