Pas 23 viteve, Salernitana u promovua në Serie A, por presidenti duhet ta shesë klubin brenda 30 ditëve

Futboll

Pas 23 viteve, Salernitana u promovua në Serie A, por presidenti duhet ta shesë klubin brenda 30 ditëve

Më: 10 maj 2021 Në ora: 17:46
Foto ilustrim

Salernitana ka fituar promovimin në Serie A, por presidenti i tyre Claudio Lotito duhet ta shesë klubin brenda 30 ditësh pasi është e ndaluar të zotërosh dy klube në rangun më të lartë të futbollit në Itali.

Skuadra e Fabrizio Castori ka fituar promovimin në Serie A për herë të parë pas 23 viteve pas një fitore 3-0 ndaj Pescaras të hënën.

Pronari Claudio Lotito, është gjithashtu president i skuadrës së Lazios në Serie A. Prandaj, ai duhet të shesë njërin nga klubet pasi është e ndaluar të zotërosh më shumë sesa një klub në elitën e futbollit italian.

Lotito pritet të shesë Salernitanan, por ai ka 30 ditë kohë për ta bërë këtë.Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina ka konfirmuar që Lotito nuk ka alternativa tjetër përveç shitjes së klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat