Ylli i Shqipërisë, Sokol Cikalleshi tregon se cili trajner nga Kosova i pëlqen

Futboll

Ylli i Shqipërisë, Sokol Cikalleshi tregon se cili trajner nga Kosova i pëlqen

Më: 10 maj 2021 Në ora: 19:12
Sokol Cikalleshi

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Sokol Cikalleshi, ka dhënë një intervistë.

Cikalleshi gjatë bisedës tregoi se e përcjell edhe futbollin e Kosovës dhe zbuloi se cili nga trajnerët i pëlqen më shumë.

“Unë shikoj gjithmonë rrjetet sociale dhe nuk e di sa herë e shikoj, atje është një personazh karizmatik është ai Ismet Munishi. I kam parë shumë shpesh intervistat e tij dhe ai hynë shumë thellë në detaje, është një njeri karizmatik dhe e ndjek pasi i bën emisionet shumë të gjalla”, deklaroj Cikalleshi.

Sulmuesi shqiptar është duke luajtur për Konyaspor në Superligën e Turqisë dhe nga 33 paraqitje ka shënuar plotë 8-të gola dhe ka 3 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat