Finalja e Champions kthehet në telenovelë! Shkak bëhet Covid-19 dhe lista “e kuqe”

Futboll

Finalja e Champions kthehet në telenovelë! Shkak bëhet Covid-19 dhe lista “e kuqe”

Më: 10 maj 2021 Në ora: 20:12
Champions

Për shkak të pandemisë dhe sigurisht kufizimeve që vazhdojnë të jenë në disa shtete dhe sidomos kur flitet për Bashkimin Europian dhe Britaninë e Madhe, finalja e Champions League e programuar më 29 maj mund të ndryshojë seli.

Fillimisht ishte caktuar për në Stamboll, por Turqia është në listën e kuqe të Britanisë së Madhe, që i ndalon fluturimet drejt këtij shteti për shkak të rasteve të shumta me COVID-19.

Aston Villa propozoi të zhvillohej në stadiumin e saj, ndërsa së fundmi doli edhe hipoteza në mitikum “Wembley”, si opsioni më i realizueshëm, duke qenë se në finale janë dy klube angleze, Manchester City dhe Chelsea.

Gjithsesi The Times raporton se UEFA dhe qeveria britanike nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

Janë disa çështje që i mbajnë palët larg dhe tani në skenë ka dalë një opsion tjetër. Porto ka ofruar stadiumin e tij, “Dragao”, për finalen dhe Portugalia nuk ka kufizime për vizitorët në vend, si dhe është në “listën e gjelbër” të Britanisë së Madhe dhe nuk ka pengesa për fluturimet drejt vendit iberik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat