Befason Juventus, dëshiron shkëmbimin Szczesny – Kean

Futboll

Befason Juventus, dëshiron shkëmbimin Szczesny – Kean

Më: 10 maj 2021 Në ora: 21:42
Wojciech Szczesny dhe Moise Kean

Juventus është i gatshëm të ofrojë portierin Wojciech Szczesny në shkëmbim për sulmuesin e Evertonit, Moise Kean.

Polaku është pjesë e gjigantit italian që nga viti 2017, duke bërë plotë 135 paraqitje dhe mbajtur 53 herë portën e paprekur.

Sidoqoftë, Juventus do e lejojë Szczesny të largohet në verë nëse arrihet marrëveshja me portierin e AC Milanit, Gianluigi Donnarumma, që i skadon kontrata muajin e ardhshëm.

Sipas Gazzetta Dello Sport, Juventus beson se Szczesny pëlqehet në Premierligë, ngase Chelsea dhe Everton janë duke e monitoruar situatën.

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli do ofrojë shkëmbimin e 31-vjeçarit me Kean.

Kean që është huazim te PSG ka shkëlqyer duke shënuar 18 gola në 42 paraqitje dhe është i hapur për rikthimin te klubi i vjetër.

Sidoqoftë, edhe PSG-ja është duke provuar ta kompletojë transferimin e italianit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat