Munishi i kundërpërgjigjet tifozëve të Arsenalit pasi këta të fundit ia përmendën kurdisjen e lojëve

Futboll

Munishi i kundërpërgjigjet tifozëve të Arsenalit pasi këta të fundit ia përmendën kurdisjen e lojëve

Më: 10 maj 2021 Në ora: 22:54
Ismet Munishi

“Tifozët e Arsenalit janë më të poshtrit në botë”, kjo deklaratë e Ismet Munishit ka shkaktuar reagime të “Gunners” në Kosovë.

Fan klubi zyrtar i Arsenalit në Kosovë sot iu kundërpërgjigjen duke ia përmendur Munishit kurdisjen e lojëve. Ata kërkuan që Munishi të qëndroj larg ofendimeve dhe deklaratave fyese.

Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar vetë Ismet Munishi. Ai përmes një postimi ka thënë se deklarata e tij nuk ka qenë për tifozët nga Kosova dhe shqiptarë.

Munishi tha se deklarata e tij është nxjerrë nga konteksti nga portalet.

Postimi i plotë i Ismet Munishit:

Reagim zyrtar

Deklarata ime per tifozet e Arsenalit nuk ka te beje me tifo grupin e Arsenalit Shqiptar e Kosovar .

Reagimet e tifozeve te Arsenalit neper bote ne raport me kohen kur ishte Arsen Wenger para se te largohet dhe ne raport me Granit Xhaken kan qenë tepër të ulta dhe denigruese e fyese, e sidomos me Granitin .

Portalet me kanë nxjerr krejtesisht prej kontekstit dhe ne studio nuk me lan ta perfundoj mendimin e sakt.Kush eshte ndier i ofenduar nga Shqiptaret nuk me ka kuptu dhe me vije keq .

Kush e don futbollin e ka pa Arsenalin e Wengerit e Anris e Berkamp e din qka po flas.Konteksti ka qenë ne raport me abuzimin e tifozve me lojtaret treneret etj dhe dëmin që i bejne klubit me keto reagime shpesh shume te ulta.Me Respekt I .M

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat