Real Madrid interesohet për mbrojtësin e Tottenhamit

Futboll

Real Madrid interesohet për mbrojtësin e Tottenhamit

Më: 10 maj 2021 Në ora: 23:02
Serge Aurier

Real Madrid mund të befasojë të gjithë duke provuar të nënshkruajë me mbrojtësin e Tottenhamit, Serge Aurier.

Mbrojtësi i Bregut të Fildishtë ka dështuar të jetë titullar nën urdhrat e ish trajnerit Jose Mourinho, i cili preferonte Matt Dohertyn si zgjedhje të parë.

Pavarësisht që u rikthye në formacionin bazë nën urdhrat e Ryan Mason, ish ylli i PSG-së ndihet i papërshtatshëm në Premierligë dhe dëshiron të largohet.

Sipas Footmercato, Aurier nuk mendon ta rinovojë kontratën, që i skadon në vitin 2022.

“Los Blancos” janë në kërkim të një mbrojtësi të krahut duke parë që Dani Carvajal dhe Lucas Vazquez kanë pasur lëndime të shpeshta këtë edicion.

Sidoqoftë, në ‘radarin’ e Realit mbesin edhe shumë yje, ndër ta edhe futbollisti shqiptar Elseid Hysaj i Napolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat