Fulham bëhet skuadra e tretë që bie nga Premierliga

Futboll

Fulham bëhet skuadra e tretë që bie nga Premierliga

Më: 10 maj 2021 Në ora: 23:23
Fulham

Fulham ka rënë nga Premierliga pas humbjes 2-0 ndaj Burnley.

Fulham ishte në dijeni që humbja ndaj Burnley do t’i rikthente në Championship, derisa edhe një barazim do t’i mbante gjallë për të vazhduar në Premierligë.

Sidoqoftë, golat e Ashley Westwood dhe Chris Wood dërguan Fulhamin në Championship, duke u renditur në pozitën e 18-të në tabelë.

Për herë të parë në Premierligë, janë mësuar emrat e tri skuadrave që e kanë siguruar rënien, tri ndeshje pa përfunduar sezoni.

Pos, Fulham nga Premierliga gjithashtu kanë rënë edhe Ëest Brom dhe Sheffield Unitedi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat