Përfundimi?

Futboll

Përfundimi?

Më: 11 maj 2021 Në ora: 11:43
Përfundimi?

Nja nga lëvizjet më të bujshme të merkatos së verës së kaluar ishte shkëmbimi Pjaniç-Arthur. Barcelona mendoi se me afrimin e boshnjakut do të garantonte më tepër cilësi në mesfushë, ndërsa Juventusi besoi se braziliani, më i ri në moshë, do t’i jepte më shumë ritëm dhe fleksibilitet lojës sidomos në fazën sulmuese.

Përfundimi? Një lëvizje e dështuar që nuk ndihmoi as “blaugranat”, as bardhezinjtë.

Por nga Spanja vjen një propozim vërtet i bujshëm, pikërisht nga “Radio Catalunya”, përmes fjalëve të Gerard Romero, një gazetar që është gjithmonë shumë i informuar për ngjarjet e klubit katalan. Ai tregon se mes dy klubeve kanë vijuar kontaktet, por me një ndryshim: në tryezën e bisedimeve janë emrat e dy lojtarëve, të Rodrigo Bentancur dhe Miralem Pjaniçit.

Bëhet fjalë për të njëjtën mënyrë transferimi, pra shkëmbim lojtarësh. Uruguaiani do të bashkohej me katalanët ndërsa boshnjaku do të kthehej te Zonja e Vjetër pas vetëm një viti me ngjyrat “blaugrana”.

Pjanic duket se nuk ka më vend te Barça. Trajneri Koeman po u beson lojtarëve të akademisë. Klubi është vënë në lëvizje tashmë për t’i gjetur një destinacion të ri 31-vjeçarit.

Të dy klubet, përsëri sipas medieve spanjolle, i kanë lënë dyert e tyre të hapura në përpjekje për ta përfunduar marrëveshjen për një shkëmbim të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat