Cungu: E vështirë të gjykosh se kush do bie

Futboll

Cungu: E vështirë të gjykosh se kush do bie

Më: 11 maj 2021 Në ora: 12:05
Cungu: E vështirë të gjykosh se kush do bie

Armando Cungu tashmë është në rolin e trajnerit të kombëtares U19, mirëpo Superioren e ndjek gjithnjë. Së fundmi, për emisionin Fair Play, ka theksuar se është e vështirë të gjykosh se cila skuadër do të bie nga kategoria.

Nga ana tjetër, shkodrani shprehet se Tirana meriton komplimente duke qenë se e nisi keq kampionatin.

“E çuditshme rënia e Krujës (Kastrioti). Ka qënë ekip që nuk e ka diskutuar mesin e tabelës, madje ka qënë e shkëputur nga vendet e fundit. Situata rrodhi e tillë, që përveç Apolonisë, që të gjitha të fundit janë në garë. Do të jetë e vështirë të gjykosh se kush mund të bjerë. Vetëm Kukësi ka luksin të mos ketë tension. Skënderbeu po merr pikë”.

Tirana–  “Është një ekip me oshilacione. Në një moment të caktuar u mendua se do kishte stabilitet, por më pas pati luhatje. Tirana linte shumë për të dëshiruar.  Çështja e titullit është e vështirë, por gjithçka mund të ndodhë. Tirana meriton komplimente, pasi e nisi keq sezonin dhe ja ku është”, u shpreh Cungu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat