Ëndërra e Kylia Mbappes është gati të realizohet

Futboll

Ëndërra e Kylia Mbappes është gati të realizohet

Më: 11 maj 2021 Në ora: 12:10
Ëndërra e Kylian Mbappes është gati të realizohet

Ëndërra e Kylian Mbappes është gati të realizohet. Sulmuesi refuzoi edhe ofertën e katërt nga PSZH për të vazhduar kontratën. Francezi dëshiron që të vesh fanellën e Real Madridit dhe mund të largohet nga Parisi që këtë verë.

Madrilenët nuk kanë konkurencë kur është në pyetje firma e Mbapes. Në të kaluarën spekullohej se Liverpulli mund të jetë në garë për firmën e francezit, por skuadra angleze nuk mund të plotëson kërkesat financiare.

Mediat në Francë kanë filluar që të shkruajnë për zëvëndësimet e Mbapes te PSZH dhe emri i parë shihet Lionel Mesi, të cilin duhet të bindin që të luajë sërisht me brazilianin Nejmar.

Mediat spanjolle, raportojnë se mbretërit do të shfrytëzojnë Eden Hazardin si pjesë e ofertës për Kilian Mbapes.

Kujtojmë se sulmuesi francez u transferua te PSZH, 3 vite më parë. Fillimisht ishte në formë të huazimit, që më vonë të blihet për 180 mln euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat