Milani merr lajmin e hidhur

Futboll

Milani merr lajmin e hidhur

Më: 11 maj 2021 Në ora: 12:18
Milani merr lajmin e hidhur

I freskët nga fitorja e jashtëzakonshme e së dielës në mbrëmje në fushën e Juventusit, Milani po përgatitet të kthehet në veprim. Kalendari e përball me Torinon, në një ndeshje që vlen pikë shumë të rënda. Luhet java e 36-të e Serie A. Në fakt, në shtëpinë e “granatave”, kuqezinjtë do të kërkojnë një rezultat tjetër të rëndësishëm në perspektivën e Ligës së Kampionëve. Do ta synojnë këtë kundër një kundërshtari që nuk mund të pranojë hapa të gabuar, sepse është ende i përfshirë në luftën për mbijetesë në Serie A.

Stefano Pioli prezantoi sfidën në konferencën e zakonshme për shtyp: “Milanin e pret një sfidë delikate. Një nga cilësitë tona është ekuilibri. Nuk u demoralizuam kundër Lazio dhe nuk do të na shpërqendrojë fitorja me Juventusin. Ne gëzuam të dielën në mbrëmje, por që dje kemi menduar vetëm për Torinon. E dimë që është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe se na duhen akoma pikë për të arritur qëllimin tonë”.

Një pengesë e natës së shkëlqyer në “Allianz Stadium” ishte dëmtimi i Zlatan Ibrahimovic: “Ishte një natë e thartë në këtë aspekt. Ibra ka një traumë të lehtë në gju dhe me siguri nuk do të jetë kundër Torinos dhe Cagliarit. Pjesën tjetër do ta shohim më vonë”.

Një nga lëvizjet fituese kundër Juventusit ishte “basti” për Brahim Diaz: “Ai është një lojtar që ka disa karakteristika. Diaz dhe Calhanoglu janë më të përshtatshmit për të luajtur mes linjave. Sidoqoftë, ndeshja e nesërme do të jetë krejtësisht e ndryshme nga ajo kundër Juves. Torino luan ndryshe”.

Milani vazhdon të mbajë pezull të ardhmen e Gianluigi Donnarumma: “Ai është një profesionist, i përqendruar vetëm te ndeshjet e ardhshme. Në fund të kampionatit palët do të diskutojnë. Deri atëherë askush nuk do të duhet të flasë për të ardhmen. Tani duhet të mendojmë vetëm për Torinon, Cagliarin dhe Atalantën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat