Franca vazhdon të jetë vendi i preferuar i Milanit

Futboll

Franca vazhdon të jetë vendi i preferuar i Milanit

Më: 11 maj 2021 Në ora: 12:38
Franca vazhdon të jetë vendi i preferuar i Milanit

Franca vazhdon të jetë vendi i preferuar i Milanit për të bërë “pazar”.

Pas afrimit të Kalulu e Tatarusanu, Maldini ka hedhur sërish sytë nga Ligue 1, për të siguruar përforcimin e radhës për mesfushën.

Objektivi i drejtuesit kuqezi është talenti i Brestit, Romain Faivre, i cili mund të luajë si në krahun e majtë ashtu edhe në të djathtë.

22-vjeçari gjatë këtij sezoni në 34 paraqitje ka realizuar 6 gola dhe 5 asiste. Klubi Italian nuk është i vetmi që interesohet për lojtarin, pasi në garë për kartonin e Faivre, që vlerësohet 13 milionë euro, janë edhe PSG, Borussia Dortmund dhe Leeds United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat