Kështu vlerësohet shqiptari në Bolivi

Futboll

Kështu vlerësohet shqiptari në Bolivi

Më: 11 maj 2021 Në ora: 12:44
Kështu vlerësohet shqiptari në Bolivi

Armando Sadiku më në fund gjeti golin me skuadrën e Bolivarit dhe jo vetëm një, por arriti të shënojë dopietë në sfidën e kampionatit ndaj San Hoze.

Pas tentativave të shumta, ku kishte edhe fatin kundër, tashmë shqiptari e ka thyer mallkimin dhe dëshiron të vazhdojë të shënojë pa u ndalur.

Për dopietën e shënuar në fundjavë, Sadiku ka marrë një vlerësim të rëndësishëm, teksa është zgjedhur në formacionin e javës në Bolivi.

29-vjeçari është rreshtuar mes më të mirëve, duke konfirmuar se tashmë momenti i keq është hedhur pas krahëve dhe është rikthyer buzëqeshja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat