Pirlo kurrë më keq si ka pas punët

Futboll

Pirlo kurrë më keq si ka pas punët

Më: 11 maj 2021 Në ora: 12:47
Pirlo kurrë më keq si ka pas punët

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici ka kërkuar të shkarkohet trajneri Andrea Pirlo, ndaj edhe e diskutoi me zëvendëspresidentin Pavel Nedeved.

Pirlo do vazhdojë të jetë në krye te “Zonjës së Vjetër” deri në fund të edicionit, me “Bianconerët” që diskutuan me trajnerin lidhur me të ardhmen.

Nedved më vonë konfirmoi që Pirlo dhe Cristiano Ronaldo do mbesin te Juventusi.

Sipas Gazzetta dello Sport, Paratici dhe Nedved ishin protagonist në një diskutim të zhurmshëm që ndodhi te skuadra italiane.

Paratici kishte sugjeruar shkarkimin e ish mesfushorit pas humbjes 0 – 3 nga Milan, derisa edhe propozoi që Igor Tudor të mbetej në krye deri në fund të sezonit.

Por, Nedved kishte mendim tjetër duke e mbështetur vendimin e presidentit Andrea Agnelli për t’i besuar teknikut italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat