Shqiptari me ambicie të mëdha: U kualifikuam në Kampionatin Evropian, pse jo edhe në Botëror

Futboll

Shqiptari me ambicie të mëdha: U kualifikuam në Kampionatin Evropian, pse jo edhe në Botëror

Nga: K.G. Më: 11 maj 2021 Në ora: 13:33
Shqiptari me ambicie të mëdha: U kualifikuam në Kampionatin Evropian, pse jo edhe në Botëror

Futbollisti shqiptari, Ezgjan Alioski, për faqen e FIFA-s, ka thënë se Kupa e Botës në Katar është qëllimi tjetër i Maqedonisë së Veriut!

"E po, si çdo fëmijë që stërvit futboll, unë u rrita me ëndrrën që një ditë do të luaja në Kupën e Botës, Kampionatin Evropian dhe Champions League.

Kam arritur njërin nga ato dy qëllime, me ekipin kombëtar të Maqedonisë këtë verë do të luaj në Euro 2020.

Sigurisht, sfida tjetër, hapi tjetër për mua dhe ekipin kombëtar, qëllimi tjetër është kualifikimin në Kupën e Botës në Katar. Këtu, ne mundëm Gjermaninë në grup. "Pse të mos shpresojmë për një sukses të tillë?", tha Alioski, anëtar i Leeds Utd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat