Osmani para finales së nesërme: Një mundësi e madhe që të stolisemi me Kupën e Kosovës 

Futboll

Osmani para finales së nesërme: Një mundësi e madhe që të stolisemi me Kupën e Kosovës 

Nga: Kemajl Goca Më: 11 maj 2021 Në ora: 14:19
Labinot Osmani, i pari në të djathtë

Të gjithë janë në pritje të finales së Kupës së Kosovës në futboll, mes Llapit nga Podujeva dhe Dukagjinit nga Klina.

Ballafaqimi luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke filluar nga ora 20.45. 

Llapjanët, anëtar të elitës dhe Dukagjini që garon në Ligën e Parë të Kosovës, grupi A, do ta sprovojnë njëri – tjetrin dhe si njëra palë dhe si skuadra tjetër kërkojnë trofeun e çmueshëm Kupën.   

Image

Labinot Osmani, prej sulmuesve më të mirë në vendin tonë, me ekipin e Dukagjinit synojnë Kupën e Kosovës. Ai tha se finalet janë të vështira dhe të paparashikueshme. 

“Finalen e shoh një ndeshje e vështirë por në anën tjetër një mundësi e madhe që të stolisemi me Kupën e Kosovës.

Është një ndeshje ku ndoshta nuk ka favorit dhe secili ekip i luan shanset e veta për trofeun e Kupës.

Presioni? Ndoshta një presion pozitiv për t’i luajtur shanset tona për trofe dhe një motiv i mirë për të arritur fitore përndryshe jo, pasi që edhe në ekipin tonë kemi lojtar që shumica dërrmuese kanë luajtur në Superligë”, thotë Osmani për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat