Moratti: Mourinho trajner perfekt për Romën, do të fitojë menjëherë

Futboll

Moratti: Mourinho trajner perfekt për Romën, do të fitojë menjëherë

Më: 11 maj 2021 Në ora: 14:34
Moratti: Mourinho trajner perfekt për Romën, do të fitojë menjëherë

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti bëri disa deklarata në “Tribunale delle Romane”, një program i transmetuar në “Rete Oro”, duke komentuar ardhjen e José Mourinho te Roma.

Cili është gjykimi juaj për Mourinho?
Një profesionist shumë serioz, i cili ka inteligjencë, simpati dhe ironi për të bërë dhe thënë gjëra interesante dhe të mprehta, që e bëjnë futbollin më pak dramatik. Unë e shoh atë si trajnerin perfekt për një klub si Roma, siç ishte i përsosur për Interin. Shkon shumë mirë me grupin. Ai do të arrijë me idenë për të fituar që nga dita e parë. Do të jetë kënaqësi për tifozët e Romës ta ndjekin atë.

A është ai që kthehet në Itali një tjetër Mourinho?
Ai ka fituar më shumë përvojë, por karakteri i tij mbetet i njëjtë. Në jetë nuk ndryshon: ai do të përdorë përvojën dhe inteligjencën e tij të gjallë për të drejtuar më mirë ekipin e Romës. Jose është shumë i lumtur që vjen në Romë dhe ky është një fakt shumë pozitiv.

Sa arrin t’i ndryshojë lojtarët Mourinho?
Ai i ndihmon lojtarët profesionalisht të futen në atmosferën e ndeshjes jo vetëm nga pikëpamja psikologjike, por edhe nga pikëpamja taktike. Jose i shpjegon lëvizjet e kundërshtarit të tij shumë mirë dhe i përgatit ndeshjet me seriozitet gjatë javës.

A e ka tashmë Mourinho aftësinë për t’i përmirësuar renditjet e ekipeve që drejton?
Dua të nënvizoj se unë, gjithashtu e shoh të mirë trajnerin aktual të Romës. Sidoqoftë, Mourinho ka diçka më shumë se të tjerët, si në aspektin taktik, ashtu edhe nga pikëpamja psikologjike. Ai do ta ndihmojë shumë grupin në këtë drejtim. Unë nuk e di se sa pozicione mund ta ngjisë Romën, por nëse ka një ekip të mirë në dispozicion, siç është Roma, mendoj se mund të arrijë rezultate më të mira sesa aktualisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat