Iachini u rikthye në një moment mjaft të vështirë te Fiorentina

Futboll

Iachini u rikthye në një moment mjaft të vështirë te Fiorentina

Më: 11 maj 2021 Në ora: 14:38
Iachini u rikthye në një moment mjaft të vështirë te Fiorentina

Giuseppe Iachini u rikthye në një moment mjaft të vështirë te Fiorentina, për të kryer misionin e lënë përgjysmë nga Cesare Prandelli dhe tani që klubi vjollcë është shumë pranë sigurimit edhe matematikisht të mbijetesës, ka zbuluar se do të largohet.

Në konferencën për shtyp në prag të transfertës sarde ndaj Cagliarit, trajneri Iachini njoftoi se do të largohet në fund të sezonit nga Fiorentina, duke shpjeguar edhe arsyet pse pranoi të rikthehej pak javë më parë.

“Jam shumë i lidhur me klubin, Firenzen dhe presidentin Commisso, ndaj pranova ofertën për t’u rikthyer. Tani misioni im është drejt fundit dhe sapo të mbyllet sezoni, do të largohem nga Fiorentina”, deklaroi Iachini.

Ndërkohë në Itali mediat janë të bindura se vendin e tij në pankinën e Fiorentinës, do ta marrë pikërisht Gennaro Gattuso, i cili gëzon simpatinë e presidentit Rocco Commisso, pasi të dy janë me origjinë kalabreze.

Gattuso do të lërë Napolin në fund të sezonit edhe nëse arrin të sigurojë një vend në zonën Champions, teksa te Fiorentina pritet të nënshkruajë për dy sezone, me misionin për të ngritur klubin në nivele të larta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat