Ramos te PSG-ja? Kështu përgjigjet Pochettino

Futboll

Ramos te PSG-ja? Kështu përgjigjet Pochettino

Më: 11 maj 2021 Në ora: 15:32
Sergio Ramos

Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino ka folur lidhur me transferimin e mundshëm të kapitenit të Real Madridit, Sergio Ramos.

Spanjolli është i lidhur me largimin nga “Santiago Bernabeu”, meqenëse nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin për rinovim, derisa kërkohet nga PSG-ja.

Ramos duket se është i interesuar për këtë transferim dhe kjo u dëshmua para disa ditëve, kur nisi t’i ndjekë lojtarët e PSG-së në rrjetet sociale.

Sidoqoftë, Pochettino nuk ka pranuar të kthej përgjigje, por la të hapur mundësinë duke thënë se duhet të përmirësohen në disa pozita.

“Sergio Ramos te PSG? Nuk përgjigjem sepse gjithçka do të keqkuptohet. Sergio është lojtar i Real Madridit”.

“Por, çfarë mund të them është se çdo skuadër dëshiron të përmirësohet në të gjitha pozitat”, deklaroi ai.

Ky sezon ka mbaruar për Ramos, i cili sërish ka pësuar lëndim muskulor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat