Rrahmani nga minuta e parë ndaj Udineses

Futboll

Rrahmani nga minuta e parë ndaj Udineses

Më: 11 maj 2021 Në ora: 16:57
Rrahmani nga minuta e parë ndaj Udineses

Amir Rrahmani do të luajë nga minuta e parë për Napolin në përballjen me Udinesen në Serie A,

Trajneri, Gennaro Gattusso e ka vendosur që nga fillimi të startojë me Rrahmanin, ndërsa pjesë e formacionit pritet të jetë edhe Hysaj.

Skuadra napolitane do të kërkoj fitoren për të mbajtur një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve. Ndërsa sot në stadiumin “Diego Armmando Maradona” nga ora 20:45 e mikëpret Udinesen.

Napoli ndodhet në vendin e katërt me 70-të pikë, kurse Udinese në pozitën e 11-të me 40-të sosh.

Rrahmani në seria A ka luajtur 13 ndeshje, dy ndeshje në Europalig, dhe dy ndeshje në kupën e Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat