Rashford sulmon Mourinhon

Futboll

Rashford sulmon Mourinhon

Më: 11 maj 2021 Në ora: 17:05
Rashford sulmon Mourinhon

Markus Rashford beson se taktikat e Zhoze Murinjos e penguan atë që të luajë futbollin më të mirë me Mançester Junajtidin, me sulmuesin që iu privua liria për të dalë jashtë rolit të tij të paracaktuar. Gjatë një bisede me ish-shokun e skuadrës, Uejn Runi dhe Rio Ferdinand për “BT Sport”, 23-vjeçari u pyet nëse ish-trajneri i “Djajve” u lejonte lojtarëve të luanin lirshëm futboll dhe ai tha se ndihej si në “kafaz”.

“Mendoj se ne luajmë futbollin tonë më të mirë kur jemi fleksibël”, tha Rashford.

“Me Zhozenë ishte pak a shumë gjithçka e paracaktuar. Ai të thoshte ‘luaj këtu, luaj atje’. Sigurisht që ti do ta bëje punën tënde, por ishte e vështirë për mua që të shprehja futbollin tim më të mirë”, shtoi produkti i akademisë së “Djajve”. Gjatë 2.5 viteve me portugezin në “Old Trafford”, Rashford shënoi 28 gola me fanellën e Mançester Junajtidit.

Që kur trajneri u shkarkua, Rashford ka shënuar 42 gola për thuajse të njëjtën periudhë kohore. Runi, i cili i pa minutat e tij të reduktoheshin pas shfaqjes në skenë të Rashfordit, kujtoi një ndeshje në 2017-ën, në të cilën taktika mbrojtëse e Murinjos, e detyroi sulmuesin e ri të mbetej i izoluar në sulm: “Më kujtohet një ndeshje me Çelsin. Unë isha në stol. Markus më la jashtë skuadre.

Më kujtohet që Zhoze luajti me 6 vetë në mbrojtje. Ai e la Markusin vetëm në sulm dhe mes lojtarëve të Çelsit dhe David Luizit, me gjithë atë eksperiencë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat