Pochettino flet për transferimin e mundshëm të Ramosit

Futboll

Pochettino flet për transferimin e mundshëm të Ramosit

Më: 11 maj 2021 Në ora: 17:13
Pochettino flet për transferimin e mundshëm të Ramosit

Pochettino flet për transferimin e mundshëm të Ramosit në PSG.

Sipas të gjitha gjasave ky do të jetë edicioni i fundit i qendërmbrojtësit dhe kapitenit të Spanjës, Sergio Ramosit në Real Madrid.

Rinovimi i kontratës nuk është bërë dhe kështu spanjolli mund të largohet në fund të edicionit.

Ekipi që po përflitet se mund t’i sigurojë shërbimet e tij është Paris Saint-Germain.

Në lidhje me këtë, trajneri i PSG-së, Maurizio Pochettino nuk e ka hedhur poshtë mundësinë.

“Sergio Ramos te PSG? Nuk do të përgjigjem sepse gjithçka mund të interpretohet keq. Sergio është një lojtar i Real Madridit. Por ajo që mund të them është se si çdo ekip duam të përmirësohemi në të gjitha pozicionet” – u shpreh ish-trajneri i Tottenhamit.

Të dielën qarkulluan lajme se Ramos ka filluar të ndjekë në Instagram disa nga futbollistët e ekipit nga “Parku i Princave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat