Alexis Kougias zbulon detyrimet e AEL Larissës

Futboll

Alexis Kougias zbulon detyrimet e AEL Larissës

Më: 11 maj 2021 Në ora: 17:49
Alexis Kougias zbulon detyrimet e AEL Larissës

Prishja e kontratës me Idriz bathën i ka kushtuar shtrenjtë klubit grek të AEL Larissës, pasi do të detyrohet të dëmshpërblejë mesfushorin shqiptar me 150 mijë euro deri në fund të vitit.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat greke, sipas të cilave Batha ka fituar gjyqin me klubin grek dhe nëse detyrimet ndaj tij nuk shlyhen deri në fund të vitit, atëherë Ael Larissa rrezikon të përballet me bllokimin e merkatos.

Duke folur për mediat greke, pronari i AEL Larissës, Alexis Kougias pranoi se klubi ka humbur gjyqin me Bathën dhe se do t’i duhet të paguajë 150 mijë euro këtij të fundit, teksa zbuloi se 1/3-ën e shifrës ia ka kaluar tashmë në llogarinë bankare.

“Është një gabim i CEO-s së atëhershëm, Sotiris Marku, i cili në vend të një propozimi, i ka dorëzuar Bathës kontratën finale me kohëzgjatje tre vjeçare. Nga 240 mijë euro të parashikuara në kontratë, gjykata ka vendosur që ne t’i paguajmë 150 mijë euro. Deri tani kemi shlyer 1/3-ën e shifrës dhe kemi kohë deri në fund të vitit për pjesën tjetër, ndaj nuk na rrezikohet bllokimi i merkatos”, deklaroi Kougias, një avokat mjaft i njohur në shtetin helen.

Idriz Batha firmosi me klubin grek në qershor të 2018-ës, por më pas u kontestua nga tifozëria dhe AEL Larissa vendosi të prishë kontratën 3-vjeçare, ndërsa mesfushori shqiptar e çoi çështjen në CAS, ku fitoi edhe dëmshpërblimin e majmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat