Sinjale pozitive, Messi mund të vazhdojë karrierën e tij tek Barcelona

Futboll

Sinjale pozitive, Messi mund të vazhdojë karrierën e tij tek Barcelona

Më: 11 maj 2021 Në ora: 18:38
Ylli argjentinas, Leo Messi

Ylli argjentinas, Leo Messi mund të qëndrojë në “Camp Nou” edhe pse kontrata e tij skadon në fund të këtij sezoni.

“Sport” raporton se Lionel Messi dhe Barcelona janë në negociata për një kontratë të re dhe thuhet se çdo gjë po shkon mirë.

Kontrata e argjentinasit skadon në fund të sezonit dhe ai insistoi vitin e kaluar që ai dëshiron të largohet nga klubi.

Por babai dhe agjenti i sulmuesit, Jorge Messi, tashmë është ulur me presidentin e ri Joan Laporta për të diskutuar një marrëveshje të re dhe ai mund të përfundojë të qëndrojë në klub.

Gjthçka do të vendoset pas përfundimit të këtij edicioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat