Vendimet e Komisionit Disiplinor të FFK-së

Futboll

Vendimet e Komisionit Disiplinor të FFK-së

Më: 11 maj 2021 Në ora: 18:49
Vendimet e Komisionit Disiplinor të FFK-së

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Bekim Behrami – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 11.05.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 34-t të Superligës si dhe të xhiros së 26-të të Ligës së parë, Grupi A dhe Grupi B, duke ju referuar raporteve, deklaratave plotësuese të zyrtarëve, si dhe video incizimeve televizive dhe konform Dispozitave të Rregullores disiplinore mori këto:

Vendimet: Ekonomi i KF Besa, Gëzim Kullashi, me nr ID 020480M68. Në minutën e 77-të fyen gjyqtarët e ndeshjes, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. I njëjti edhe pas largimit nga bankina ka vazhduar me ofendime ndaj gjyqtarëve. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes së xhiros së 34-t të Superligës Llapi-Besa. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore:

DËNOHET me ndalesë të kryerjes së funksionit për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK.

Ndihmëstrajneri i FC Prishtina, Debatik Curri, me nr ID 00624M83. Në minutën e 78-të ka fyer asistentin e parë dhe të katërt të ndeshjes, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes së xhiros së 34-t të Superligës Prishtina – Feronikeli. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore:
DËNOHET me ndalesë në kryerjen e funksionit për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK.

Bler Thaqi, lojtari i KF KEK-u me nr fanelle 11 dhe nr ID 000888M99; Ofendoi asistentin e parë për çka u ndëshkua me karton të kuq direkt. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes Flamurtari –KEK-u, java e 26-të, Liga e Parë, Grupi B. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore:
DËNOHET me ndalesë loje në 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK.

Lojtarja e KFF ”Llapi” Alketa Berisha me nr fanelle 1 dhe nr ID 017256F04, e ndëshkuar me karton të kuq direkt në ndeshjen Vizioni – Llapi, xhiro 22, Liga U-16 (Lojë me dorë jashtë zonës së rreptësisë). Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore:
DËNOHET me ndalesë loje në 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK.

Lojtari i KF “Prishtina“ Darsej Morina me nr fanelle 15 dhe nr ID 002270M04. Ndëshkuar me karton të kuq direkt në minutën e 89-të (ndërhyrje e ashpër), në ndeshjen e javës së 21-të Superliga e kadetëve zhvilluar me 09.05.2021 në Mazgit. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore:
DËNOHET me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK.

Lojtari i KF “Dushkaja“ Brahim Kelmendi me nr fanelle 2 me nr ID 010118M98, për shkak të nxitjes dhe vërsuljes ndaj gjyqtarit në ndeshjen e xhiros së 27-të, Liga e Dytë Sharri –Dushkaja. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore:
DËNOHET me ndalesë loje në 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK.

Delegati i ndeshjes Sharri –Dushkaja, Sabri Dërmaku , për shkak të mosparaqitjes reale të situatës me rastin e ndërprerjes për 10 minuta të ndeshjes Sharri – Dushkaja, xhiro e 27-të Liga e Dytë, zhvilluar me 09.05.2021. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore:
PEZULLOHET pa të drejtë ushtrimit të detyrës së tij deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklaratë shtesë . Afati deri me 14.05.2021 ora 13:00.

Lojtari i KF “Rilindja“–Prishtinë, Maltrim Arifi me nr fanelle 18 dhe nr ID 022004M02, për ndëshkim me karton të kuq direkt në ndeshjen e juniorëve Liga e Parë, Ardhmëria – Rilindja. Kacafytje dhe goditje lojtarit kundërshtar: Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore:
DËNOHET me ndalesë loje në 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK.

Lojtari i SC “Gjilani“ Omer Shemshiji me nr fanelle 6 me nr ID 005692M02 për ndëshkim me karton të kuq direkt në ndeshjen e xhiros së 31-të të Superligës U19 kategoria e juniorëve, 2 Korriku –Gjilani, zhvilluar në Prishtinë 09.05.2021. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 I Rregullores disiplinore:
DËNOHET me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK.

Lojtari i KF Vëllaznimi, me nr.16 Argjent Ahmetaj, ID.nr.02362M99 në minutën e 46-të, ishte aktivizuar në lojë edhe pse nuk ishte i evidentuar në protokollin zyrtar në ndeshjen e javës së 26-të Liga e Parë, Grupi A, Liria – Vëllaznimi. Sipas protokollit zyrtar të ndeshjes dhe ankesës së KF ”Liria”. Lirohet nga procedura.

Hapje e procedurës disiplinore:

-ndaj KF ”Vëllaznimi”. Aktivizimi në lojë i lojtarit me nr.16 Argjent Ahmetaj, i cili nuk ishte i evidentuar në protokollin zyrtar të ndeshjes së javës së 26-të Liga e Parë Grupi A Liria – Vëllaznimi. Sipas protokollit zyrtar të ndeshjes dhe ankesës së KF ”Liria”. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga zyrtari i KF ”Vëllaznimi”, Astrit Lloqani me nr ID 009762M82. Afati datës 14.05.2021 ora 13:00.

-ndaj delegatit të ndeshjes Valon Duraku. Nuk i ka përmbushur detyrat e delegatit në ndeshje, duke lejuar aktivizimin e lojtarit në lojë, i cili nuk ishte i evidentuar në protokollin zyrtar të ndeshjes dhe për këtë nuk e kishte paralajmëruar ekipin se lojtari nuk ka të drejtë loje. Sipas protokollit zyrtar të ndeshjes Liria –Vëllaznimi dhe ankesës së KF ”Liria”. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë. Afati datës 14.05.2021 ora 13:00, njofton Komisioni disiplinor; shkalla e parë, Kryetar: Metë Çeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat