Manchester United-Leicester City, fillon ndeshja

Futboll

Manchester United-Leicester City, fillon ndeshja

Më: 11 maj 2021 Në ora: 19:07
Ilustrim

Ka filluar ndeshja mes Manchester United dhe Leicester Cityt, e vlefshme kjo për xhiron e 36 të Premier Ligës angleze.

“Djajtë e Kuq” e kanë siguruar biletën për sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, kurse “Dhelprat” janë ende në garë për të mbetur në Top 4 këtë sezon, përcjell KosovaPress.

Fitorja e Manchesterit sot do t’i afronte ata në shtatë pikë me rivalin e qytetit dhe liderin e tabelës Manchester Cityn, kurse për Leicester tre pikët janë shumë të rëndësishme për të mbajtur gjallë shpresat që të sigurojnë Ligën e Kampionëve për sezonin 2021/22.

Formacionet zyrtare i gjeni më poshtë:

Manchester United (4-2-3-1): De Gea; Williams, Bailly, Tuanzebe, Telles; Matic, Van de Beek; Elanga, Mata, Amad; Greenwood

Leicester City (3-4-1-2): Schmeichel; Soyuncu, Fofana, Castagne; Thomas, Ndidi, Tielemans, Albrighton; Perez; Vardy Iheanacho

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat