Skënderbeu më shumë pikë se skuadrat e Europës

Futboll

Skënderbeu më shumë pikë se skuadrat e Europës

Më: 11 maj 2021 Në ora: 20:00
Skënderbeu më shumë pikë se skuadrat e Europës

Skënderbeu tashmë është i fokusuar për sfidën që do të luajë në transfertën e Laçit të enjten, ndërsa synimi është që të vijojnë ecurinë pozitive. Korçarët kanë nisur fill pas Partizanit që të mendojnë më shumë për transfertën me kurbinasit.

Në 12 takimet e fundit përfshi edhe ndeshjen e Kupës, Skënderbeu ka mundur të koleksionojë 7 fitore 2 barazime dhe vetëm tri humbje, duke pasur një përqindje të lartë të ecurisë pozitive. Madje, kanë marë pikë më shumë se ekipet që kërkojnë Europën, por edhe nga ana tjetër ka arritur që përmes ndryshimeve drastike të sigurojë edhe finalen e Kupës.

Gjithçka duket se e ka një sekret, grintën që Memelli i ka përcjellë ekipit në këto javë që e ka marrë drejtimin e Skënderbeut, ndërsa trajneri rikthehet në Laç, aty ku ka luajtur, por edhe ka trajnuar për pak kohë, si ndihmës, por edhe si trajner i parë, shkruan vipsport.

Ndërsa bardhekuqtë do të jenë të plotë në ndeshjen e radhës me skuadrën kurbinase, pasi deri më tani nuk ka lojtarët të dëmtuar apo dhe të pezulluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat