​Juventusi nuk planifikon shkarkimin e Pirlos

Futboll

​Juventusi nuk planifikon shkarkimin e Pirlos

Më: 11 maj 2021 Në ora: 20:09
Andrea Pirlo

Gjiganti i Serie A e humbi titullin tek Interi, dhe tani është në rrezik që të mos e sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Juventusi nuk ka ndërmend të merr vendim mbi të ardhmen e trajnerit Andrea Pirlo para përfundimit të sezonit, raporton “Goal”.

Pirlo së bashku me Juventusin janë duke e kaluar sezonin më të keq që nga viti 2011, ku këtë sezon e humbën garën kundër Interit për të siguruar titullin e 10 radhazi të Serie A.

Disfata nga Milan 3:0 të dielën, ia ka vështirësuar punët “Zonjës së Vjetër” për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, ku momentalisht gjendet në pozitën e pestë me 69 pikë, një më pak se Napoli në vendin e katërt me 70.

Pavarësisht humbjes nga Milan, është konfirmuar që krerët e Juventusit kanë besim në Pirlo dhe se trajneri italian do të vazhdojë që qëndrojë në krye të skuadrës edhe në ndeshjen e radhës kundër Sassuolos.

Spekulime të shumta u përhapën këtë javë që Juventusi është duke e konsideruar shkarkimin e Pirlos, duke e zëvendësuar përkohësisht me Igor Tudor, por një gjë e tillë është hedhur poshtë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat