Man United mposhtet në “Old Trafford”, Man City kampion

Futboll

Man United mposhtet në “Old Trafford”, Man City kampion

Më: 11 maj 2021 Në ora: 21:06
Pamje nga ndeshja

Man United është mposhtur 2-1 nga Leicesteri midis Old Trafford, humbje që atyre nuk i prish punë aspak, por që e shpalli edhe matematikisht kampion Manchester Cityn.

Manchester City është kampion i Anglisë për sezonin 2021/22.

Edhe zyrtarisht, City fitoi titullin pasi Manchester Unitedi humbi 1-2 në shtëpi nga Leicester City tri xhiro para fundit të sezonit.

Ole Gunnar Solskjaer kishte bërë shumë ndryshime në formacion, gjë që edhe i kushtoi në fund me humbje, ani pse ata janë në pozicion të mirë dhe aspak të rrezikshëm për Champions League.

Në anën tjetër, kjo fitore e ngrit shumë Leicester Cityn që po lufton shumë për një vend në Champions dhe është rrugës t’i lë jashtë ekipe si Liverpool e Tottenham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat