KF 2 Korriku: Shkuarja në amshim e Bajramit, na pikëlloi të gjithëve

Futboll

KF 2 Korriku: Shkuarja në amshim e Bajramit, na pikëlloi të gjithëve

Më: 11 maj 2021 Në ora: 21:46
KF 2 Korriku: Shkuarja në amshim e Bajramit, na pikëlloi të gjithëve

Klubi i futbollit 2 Korriku nga Prishtina, në faqen e saj zyrtare, shkruan se Kosova ka humbur një punëtor të madh sportiv, Bajram Neziri, që ka ndërruar jetë sot.  
 
“Telegram ngushëllimi për familjen Neziri! Çaste më parë, morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Bajram Nezirit, njërit prej punëtorëve më të mëdhenj në futbollin kosovar.

Shkuarja në amshim e Bajramit, xhaxhait të portierit tonë, Flamur Neziri, padyshim se na pikëlloi të gjithëve, sepse humbëm një punëtor të madh, një profesionist të vërtetë, që nuk ngurroi asnjëherë të ndihmoj në ngritjen e cilësisë së futbollit vendor. 

Se sa e rëndësishme ishte puna e Bajramit për futbollin në Kosovë, tregon fakti se Bajrami filloi të punonte në Federatën e Futbollit të Kosovës qysh prej viteve të 90'ta, dhe së bashku me bashkëpunëtorët e tij, angazhoheshin kryesisht në lidhje me Statutin, Rregulloren si dhe infrastrukturën në vend. Këto ishin vetëm fillet e punës së tij disavjeçare në Federatë, për të vazhduar më pas me përpjekjet për krijimin e Ligës së pavarur të futbollit në Kosovë si dhe me shumë veprimtari tjera.

Punët e përmendura më lartë janë vetëm disa nga shumë prej punëve që ikona e futbollit tonë arriti t'i realizonte, e të cilin nuk do ta harrojmë asnjëherë, si për nga ana njerëzore ashtu edhe për nga puna e tij e zellshme. Dheu qoftë i lehtë e u prehtë në paqe Bajrami!”, shkruan në telegram ngushëllimi të KF 2 Korriku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat