Ndeshje sikur e çmendur, Barcelona avancon 0:2 dhe përfundon 3:3 

Futboll

Ndeshje sikur e çmendur, Barcelona avancon 0:2 dhe përfundon 3:3 

Nga: Kemajl Goca Më: 11 maj 2021 Në ora: 23:50
Ndeshje sikur e çmendur, Barcelona avancon 0:2 dhe përfundon 3:3 

Barcelona nga epërsia 0:2 barazon 3:3 me Levanten, në takimin që u luajt në stadiumin “Estadi Ciutat de Valencia”.

Në 45 minutat e parë gjithçka ishte e qartë, një Barcelonë e disponuar karshi Levantes së futbollistit shqiptar Enis Bardhi.

Në minutën 25-të, Alba harkoi për bukuri në 16-sh dhe Lionel Messi as e që la topin të prek në tokë, me të parën godet dhe e plason në këndin e majtë të poshtëm të portierit Fernandez, 0:1.

Dembele në minutën e 34-të asistoi deri të Pedri dhe ky nga afërsia nuk e pati të vështirë të shënoi për 0:2.

Pjesa e dytë ndryshoi shumëçka dhe Levante befason për të mirë, duke e barazuar rezultatin 3:3.

Në minutën e 57-të Molero realizoi për 1:2, pas dy minutave (59') Morales barazon rezultatin 2:2. 

Në minutën e 64-të, Dembele shënon për epërsinë (2:3) të Barcelonës. 

Shtatë minuta pa përfunduar takimi (83’), Leon barazon rezultatin 3:3, duke e shtang skuadrën e Barcelonës.    

Bardhi u paraqit plot 61 minuta dhe bëri lojë të mirë në petkun e Levantes.  

Barcelona mbetet në vend të dytë me 76 pikë dhe ka një me pak se lideri Atletico dhe Reali është në vend të tretë që ka 75, por këto dy të fundit kanë një takim me pak, ndërsa Levante renditet në vend të 13-të me 40 sosh pas 36 jave.

Nesër do të takohen Atletico Madrid - Sociedad (22.00) dhe me 13 maj Granada pret Realin (22.00).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat