Ylli i Premier League ndez merkaton, Real parakalon PSG me një telefonatë

Futboll

Ylli i Premier League ndez merkaton, Real parakalon PSG me një telefonatë

Më: 12 maj 2021 Në ora: 00:48
Florentino Perez

Paris Saint-Germain do të duhet të bëjë një revolucion të vërtetë në mbrojtje, veçanërisht në krahë.

Rendimenti i Alessandro Florenzi nuk ka bindur dhe kthimi i tij te Roma është pothuajse i sigurt.

Francezët duket se kanë vënë në shënjestër një njohje të vjetër siç është Serge Aurier.

Problemi është se për lojtarin e Tottenham është vënë në lëvizje edhe Real Madrid.

Sipas Footmercato, Aurier është kontaktuar nga Raphael Varane, ish-shoku i tij is kuadrës te Lens.

Aurier mësohet t’i ketë thënë qendërmbrojtësit se do t’i pëlqente të luante në Spanjë me fanellën e Los Blancos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat