Dita e finales, Llapi dhe Dukagjini kërkojnë trofeun e parë të Kupës së Kosovës

Futboll

Dita e finales, Llapi dhe Dukagjini kërkojnë trofeun e parë të Kupës së Kosovës

Më: 12 maj 2021 Në ora: 09:21
Dukagjini ose Llapi

Më në fund ka ardhur dita e finales së madhe të Kupës së Kosovës për edicionin 2020/21.

Dukagjini dhe Llapi janë dy skuadrat finaliste, pas një edicioni fantastik të zhvilluar në Kupën e Kosovës.

Jo shpesh ndodh që një skuadër nga Liga e Parë të arrijë në finale dhe këtë Dukagjini e arriti me plot meritë.

Në anën tjetër edhe Llapi bëri një ecuri fantastike në kuadër të Kupës dhe tanimë janë në finale.

Secila skuadër që do ta fitojë, Dukagjini ose Llapi do të jetë trofeu i parë i Kupës së Kosovës.

Fituesi i Kupës së Kosovës do të dalë edhe në arenën ndërkombëtare pasi do të luaj në UEFA Conference Cup.

Finalja e madhe mes Dukagjinit dhe Llapit zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet me fillim nga ora 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat