Chelsea përballet me Arsenalin

Futboll

Chelsea përballet me Arsenalin

Më: 12 maj 2021 Në ora: 11:15
Chelsea përballet me Arsenalin

Ky sezon futbollistik po i afrohet fundit por ende nuk ka dhënë të gjitha verdiktet finale.

Kjo mesjavë do të jetë më spektakolare se kurrë në ekranin e Supersport me sfida nga Serie A, Premier League, La Liga dhe Kupa e Francës.

Sfida kryesore e mbrëmjes është derbi i Londrës mes Chelsea-t dhe Arsenalit që do të zhvillohet në orën 21:15 në Stamford Bridge.

Blutë e Londrës me vëmendjen te dy finalet në FA Cup dhe Champions League do të kërkojnë të blindojnë pozitat në zonën Champions me një sukses ndaj Arsenalit që sot luan shansin e fundit për të qenë pjesë e kompeticioneve europiane sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat