Situatë e tensionuar te Juventusi

Futboll

Situatë e tensionuar te Juventusi

Më: 12 maj 2021 Në ora: 11:48
Situatë e tensionuar te Juventusi

Situata te Juventusi nuk është aspak e qetë, sidomos pas asaj humbje ndaj Milanit, ku tashmë bardhezinjtë rrezikojnë seriozisht të mbeten jashtë Ligës së Kampioneve për sezonin tjetër.

Përveç se nga trajneri Pirlo, kritikat te Juventusi janë drejtuar edhe nga ylli i skuadrës, Kristiano Ronaldo. Ky i fundit nuk po tregon një formë të mirë dhe kjo ka bërë që t’i dalin kundër edhe tifozët.

Megjithatë përveçse tifozëve, Ronaldo tani nuk ka në krahun e tij as shokët e ekipit. Sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, lojtarët nuk janë aspak të lumtur me lirinë që klubi i ka dhënë portugezit.

36-vjeçari ka munguar në disa stërvitje të bardhezinjve këtë sezon, për shkak të reklamave apo angazhimeve të tjera, siç ishte rasti i djeshëm, ku shkoi të blinte një Ferrari. Në këtë situatë, lojtarët e shikojnë si të pavend lirinë e portugezit nga klubi, që nuk trajton njësoj edhe pjesën tjetër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat