Do të luajë për Spanjën

Futboll

Do të luajë për Spanjën

Më: 12 maj 2021 Në ora: 11:58
Do të luajë për Spanjën

Emerik Laport edhe zyrtarisht ka marrë nënshtetësinë e Spanjës dhe mund të luajë për Spanjën në “Euro 2021”.

“Me propozimin e Ministrit të Drejtësisë në përgjigje të rrethanave të jashtëzakonshme që kanë të bëjnë me z. Aymeric Jean Louis Zherard Alphonse Laporte, dhe pas diskutimi nga Këshilli i Ministrave në mbledhjen e tij të 11 majit 2021, unë sapo i dhashë shtetësinë spanjolle me letër natyralizimi z. Aymeric Jean Louis Gérard Alphonse Laporte “, shkruan Ministri i Drejtësisë Juan Carlos Campo Moreno.

Luis Enrique pritet të shpallë listën e tij për euro më 21 maj dhe aty mund të jetë i ftuar edhe kampioni i Premierligës, Laporte. Mbrojtësi kishte luajtur ende pa i bërë 21 vjeç në kombëtaren e Francës, fillimisht më U-17 dhe më pas U18 (9 ndeshje), U19 (12 ndeshje) dhe Espoirs (19 ndeshje).

“Euro 2020” do të fillojë më 11 qershor, ndërsa Spanja do të luajë dy ndeshje testuese përpara me Portugalinë dhe Lituaninë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat