Zhvendoset Kupa e Amerikës

Futboll

Zhvendoset Kupa e Amerikës

Më: 12 maj 2021 Në ora: 11:59
Zhvendoset Kupa e Amerikës

Argjentina dhe Kolumbia pritet të humbasin në orët e ardhshme zhvillimin e Kupës së Amerikës në këtë verë, pasi situata me “COVID-19” në të dy vendet vështirë se do të lejojë zhvillimin normal të turneut.

Aktiviteti nis vetëm pas një muaji, më 11 qershor, deri më 11 korrik, por CONMEBOL do të mblidhet për të diskutuar se ku do të luhet ky aktivitet.

Të gjithë palët janë të interesuara që gara të zhvillohet, pasi në kontinent thuajse kanë munguar ndeshjet e kombëtareve për një periudhë të gjatë për shkak të pandemisë, ndaj nuk mendohet anulimi i aktivitetit për këtë vit. Por hipoteza më e mundshme është zhvendosja e tij në një vend tjetër.

Për momentin, Kili dhe Paraguai kanë treguar gatishmërinë e tyre për të pritur ndeshjet dhe shihen si alternativa të para për organizimin e aktivitetit, edhe pse në një kohë kaq të shkurtër problemet logjistike do të jenë të shumta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat