Tifozët: Kthehu në shtëpi!

Futboll

Tifozët: Kthehu në shtëpi!

Më: 12 maj 2021 Në ora: 12:37
Tifozët: Kthehu në shtëpi!

Me suksesin ndaj Boavista, Sporting Lisbona u bë zyrtarisht kampioni portugez për herë të 19-të në historinë e tij. Kishte po kaq vite, 19, që klubi në fjalë nuk e fitonte titullin, i cili në këtë periudhë u bë pronë ekskluzive e Porto dhe Benfica.

Ky duopol u zhbë nga ekipi i drejtuar prej Ruben Amorim, i cili bëri që tifozët të festonin dy javë para mbylljes së kampionatit. Midis këtyre, gjithashtu sulmuesi i Juves, Cristiano Ronaldo, i lidhur romantikisht me Sporting, klubi ku u rrit (duke luajtur atje nga 1997 deri më 2003), para se të transferohej te Manchester United.

Ylli bardhezi postoi në Instagram: “Shumë komplimente, kampionë”. Një mesazh që i bëri menjëherë mbështetësit e Sporting Lisbona të ëndërronin, aq sa në komente ka shumë që i kërkojnë CR7 të kthehet në shtëpi.

Në Lisbonë, tifozët u mblodhën jashtë stadiumit “Alvalade” mes korësh dhe flamujsh. Me qindra makina parakaluan triumfuese, duke iu rënë borive për të suksesin e klubit të zemrës. Më pas, ata u takuan në “Marques do Pombal”, sheshi kryesor i kryeqytetit, për të pritur ekipin në bordin e një autobusi të hapur. Për fat të keq, festa degjeneroi pak, aq sa nga ndërhyrja e policisë, disa tifozë përfunduan në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat