Leno: Arsenali është ende një klub i madh

Futboll

Leno: Arsenali është ende një klub i madh

Më: 12 maj 2021 Në ora: 13:13
Leno: Arsenali është ende një klub i madh

Bernd Leno ka deklaruar se është i lumtur te Arsenali, duke shtuar se nuk ka ndonjë lojtar që ka kërkuar largimin.

Ditëve të fundmi u raportua se disa futbollistë janë të palumtur te Arsenali dhe se kanë kërkuar largimin.

Njëri prej tyre u tha se është edhe Bernd Leno, por portieri gjerman ka mohuar këto raportime.

“Unë jam ende i lumtur te Arsenali. Arsenali është ende një klub i madh, me emër të madh në botë dhe Premier Ligë. Nuk ka ndonjë që ka thënë se dëshiron të largohet ose që nuk është i lumtur” – ka deklaruar ai për “Sky Sports”.

Ndryshe, Bernd Leno është pjesë e Arsenalit që nga viti 2018 dhe ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat