Inzaghi tundohet nga Anglia

Futboll

Inzaghi tundohet nga Anglia

Më: 12 maj 2021 Në ora: 14:20
Inzaghi tundohet nga Anglia

Simone Inzaghi është i përqëndruar aktualisht të mbyllë në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin me Lacion, teksa shpresohet të sigurohet një pozicion që garanton pjesëmarrjen në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, në klub presin edhe një përgjigje të trajnerit për çështjen e rinovimit. Por, përveç pretendimeve më të larta që ka Inzagi për rrogën sezonale, në mes është futur edhe Totenhem.

Spurs janë ende në kërkim të zëvendësuesit të Murinjos dhe Simone Inzagi është një nga alternativat.

Këto e kanë bërë Inzagin të hezitohë për të hedhur firmën, teksa italiani duket se është i joshur të provojë një eksperiencë në Premier League dhe në rast se Lacio nuk i përmbush kushtet, atëherë do ta ketë të vështirë ta mbajë në kryeqytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat