Zidane trondit Realin

Futboll

Zidane trondit Realin

Më: 12 maj 2021 Në ora: 14:40
Zidane trondit Realin

Zinedine Zidane u paraqit para mediave në një konferencë shtypi mjaft të shpejtë, që zgjati vetëm 14 minuta. Ai tha se nuk po përgatitet për sezonin e ardhshëm dhe se mendon vetëm për tri ndeshjet që mbeten. Ndjenja është se francezi do të largohet nga të bardhët në fund të sezonit.

A  e shihni si humbje personale nëse nuk fitoni La Liga-n?

Ne mund të fitojmë ose ta humbasim La Liga-n. Gjëja më e rëndësishme është të japim gjithçka në çdo ndeshje. Dhe e kemi bërë këtë. Sezoni është shumë i gjatë, ka momente të mira dhe të këqija. Unë nuk do të them se është një sezon i keq. Kur fituam La Liga-n më 2017 ishte një sezon fenomenal, por kampionë u shpallëm ndeshjen e fundit. Gjëja më e rëndësishme është të japësh gjithçka, nuk mund ta kontrollosh pjesën tjetër.

E ardhmja juaj?
Unë mendoj vetëm për tri ndeshjet e mbetura të këtij kampionati.

A po planifikoni për sezonin e ardhshëm?
Unë nuk po bëj asgjë për të ardhmen, thjesht po mendoj për këto tri ndeshje.

Unifikimi i kritereve të gjykimit…
Ajo që po them është se gjërat duhet të jenë të qarta për të gjithë. VAR do të ndihmojë gjithmonë, por unë them se duhet të sqarohet disa gjëra specifike. Nëse njerëzit e futbollit duan të bashkohen në këtë pikë, në rregull.

A i shikoni ndeshjet e rivalëve?
Nëse mundem, po. Nëse janë vonë, jam në shtëpi dhe i shoh. Më pëlqen futbolli dhe i shikoj.

Tifozët në tribuna…
Nëse ka audiencë, aq më mirë edhe për njerëzit. Për futbollistët po e po. Shpresoj të kthehemi në normalitet.

A do të kontestoni vendime të tjera të arbitrave?
Nuk flas më për këtë. Unë i besoj futbollit dhe të gjithë bëjnë punën e tyre. Nuk do të them asgjë tjetër, sepse nëse them diçka do të keqkuptohet. Thjesht duam të bëjmë punën tonë.

A e keni mentalitetin e duhur për finishin e garës?
Lojtarët duan të luajnë mirë futboll dhe kjo është ajo që duam të bëjmë. Ne do të garojmë për të fituar, kjo është ajo për të cilën na intereson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat