Maguire humb sezonin në Ligën Premier, Solskjaer shpreson ta ketë në finalen e Ligës së Evropës

Futboll

Maguire humb sezonin në Ligën Premier, Solskjaer shpreson ta ketë në finalen e Ligës së Evropës

Më: 12 maj 2021 Në ora: 14:50
Harry Maguire

Harry Maguire është jashtë ekipit të Manchester Unitedit për tri ndeshjet e fundit të sezonit në Ligën Premier, pas dëmtimit të ligamenteve, por Ole Gunnar Solskjaer shpreson të rikuperohet për finalen e Ligës së Evropës kundër Villarrealit.

Kapiteni i Unitedit u lëndua në fitoren ndaj Aston Villa në fundjavë dhe kishte veshur një çizme mbrojtëse dhe paterica ndërsa ishte ulur në tribunë në ndeshjen e Djajve të Kuq nga Leicester City të martën në mbrëmje.

Skuadrës së Solskjaer kanë tre ndeshje në kampionat, me Liverpoolin në Old Trafford të enjten, me Fulham në shtëpi të martën e ardhshme dhe ndeshjen e fundit të sezonit në udhëtim te Wolves.

“Lajmi i mirë është se nuk u thye, nuk kishte frakturë, por një dëmtim i ligamentit është serioz. Nëse jam shumë pozitiv, mbase po e zgjas atë, shpresoj se ai mund të jetë gati për finalen e Ligës së Evropës”, ka thënë fillimisht Solskjaer.

“Unë nuk mendoj se ai do të luajë përsëri në kampionat, por ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta bërë atë të gatshëm për finale”.

“Ju gjithmonë përpiqeni të kujdeseni për lojtarët për një kohë të gjatë. Nëse ai është i aftë do të luajë për ne, nëse nuk është ai nuk do të luajë”.

“Ne shpresojmë se ai është gati dhe nëse ai është i gatshëm për ne do të jetë i gatshëm edhe për Kampionatin Evropian”, përfundoi trajneri i Unitedit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat