Orari i javës së 35-të në Superligë

Futboll

Orari i javës së 35-të në Superligë

Më: 12 maj 2021 Në ora: 14:59
Orari i javës së 35-të në Superligë

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 35-të në Superligën e Kosovës në futboll

Skuadra lidere, Prishtina, luan në udhëtim te Gjilani dhe me vetëm një barazim do të fitojë titullin e kampionit.

Dy skuadrat që po luftojnë për pozitën e dytë, Drita dhe Ballkani, luajnë ndaj skuadrave që po luftojnë për mbijetesë.

Drita i shkon Drenicës, kurse Ballkanit e pret Trepçën ’89.

Arbëria – Llapi gjithashtu pritet të jetë ndeshje interesante për faktin se ende këto dy skuadra nuk kanë siguruar mbetjen në elitën e futbollit tonë.

Feronikeli pritet të kenë punë më të lehtë, pasi në Drenas e pret Besën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat