Ja si mund të përfitojë edhe Shqipëria

Futboll

Ja si mund të përfitojë edhe Shqipëria

Më: 12 maj 2021 Në ora: 15:11
Ja si mund të përfitojë edhe Shqipëria

Një lajm i bujshëm nga Spanja mund t’i vijë në ndihmë Shqipërisë për Nedim Bajramin. Ajmerik Laport do të luajë në Kampionatin Europian me Spanjën. Luis Enrike u kishte kërkuar prej kohësh drejtuesve të federatës të studionin mundësinë që mbrojtësi francez i Mançester Sitit të luajë për kombëtaren spanjolle.

Vetë lojtari e ka pranuar këtë gjë duke qenë se Franca nuk po e grumbullonte dhe se konkurrenca ishte shumë e madhe. Por, gjithashtu edhe FIFA ka dhënë miratimin për këtë lëvizje dhe tani kanë mbetur disa çështje të vogla për t’u zgjidhur e gjithë situata. Gjatë kësaj jave, lojtari mori edhe pasaportën spanjolle dhe për këtë arsye do të grumbullohet nga Luis Enrike për Europianin.

Çfarë e lidh me Bajramin? Laport nuk ka luajtur asnjë ndeshje me kombëtaren absolute të Francës, ashtu si dhe Bajrami me Zvicrën. Të dy janë aktivizuar me skuadrat e moshave, deri te kombëtaret U-21. Mbrojtësi 26-vjeçar ka qenë kapiten i shpresave të Francës dhe ka luajtur shumë ndeshje, por kurrë nuk ia doli që me performancat e tij të fitonte besimin e Deshampit për t’u aktivizuar me ekipin e parë. Laport ka luajtur me kombëtaren U-21 edhe pasi kishte mbushur 21 vjeç, por ky rregull është ai që e pengon Nedim Bajramin të luajë për Shqipërinë.

Fantazisti i Empolit ka shprehur dëshirën për të mbajtur veshur fanellën kuqezi, por FIFA e pengoi dhe nuk ia dha lejen për arsyen se ka luajtur me shpresat e Zvicrës edhe pas moshës 21 vjeç. Laport e ka zhvilluar ndeshjen e fundit në moshën 21 vjeç e 7 muaj.

Sigurisht që përdorimi i këtij rasti si shembull mund t’i shërbejë Federatës Shqiptare të Futbollit për të nxituar në procedurat për marrjen e lejes së Bajramit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat