Gjyqtari i finaleve, Genc Nuza “rekordmen” në Kupën e Kosovës

Futboll

Gjyqtari i finaleve, Genc Nuza “rekordmen” në Kupën e Kosovës

Më: 12 maj 2021 Në ora: 15:57
Genc Nuza

Dukagjini dhe Llapi do të përballen në finalen e Kupës së Kosovës për sezonin 2020/21.

Ndeshja do të zhvillohet sonte në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Gjyqtari i njohur , Genc Nuza do ta gjykojë këtë përballje.

Nuza ka gjykuar edhe katër finale në të kaluarën, andaj me ndeshjen e sotme do të vendosë rekord absolut sa i përket këtij fakti.

Ai është i preferuari për t’u deleguar në ndeshjet finale të Kupës së Kosovës.

Ja ndeshjet që ka deleguar më herët:

2013/14 Feronikeli – Hajvalia

2016/17 Llapi – Besa

2018/19 Feronikeli – Trepça89

2019/20 Prishtina – Balkani

2020/21 Llapi – Dukagjini

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat