Tebas: Infantino është pas Superligës

Futboll

Tebas: Infantino është pas Superligës

Më: 12 maj 2021 Në ora: 16:57
Tebas: Infantino është pas Superligës

Numri një i La Liga-s, Havier Tebas, ka akuzuar rëndë presidentin e FIFA-s. Sipas Tebas, ai është fajtor për mbështetjen e projektit “separatist” të 12 klubeve të mëdha europiane .

“E thashë dhe do ta përsëris. Pas gjithë kësaj është Infantino, presidenti i FIFA-s. Nuk ka asgjë personale në këtë mes, ne kemi pikëpamje të ndryshme për futbollin.

Unë e kam dëgjuar atë duke thënë se futbolli do të falimentojë për tri vite, por kjo thjesht nuk është e vërtetë.

Ajo që paraqet Perez është një lloj i ri i industrisë së futbollit, që sjell rreziqe serioze, ndaj unë nuk mund të lejoj që kjo të ndodhë,” ka thënë mes tjerash Havier Tebas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat