Ky e referon finalen e Europa League

Futboll

Ky e referon finalen e Europa League

Më: 12 maj 2021 Në ora: 17:33
Turpin

Clement Turpin do të ndajë drejtësinë në finalen mes Man United dhe Villarreal.

Edhe zyrtarisht është caktuar gjyqtari për finalen e Europa League mes Manchester United dhe Villarreal.

Gjyqtari francez, Clément Turpin, do të jetë ai që do të ndajë drejtësinë me 26 maj.

Asistentë do të jenë Nicolas Danos, Cyril Gringore (të dy francezë).

Gjyqtar i katërt është caktuar Slavko Vinçiç nga Sllovenia.

Gjyqtari kryesor në dhomën e VAR do të jetë François Letexier (francez), derisa asistentë Jérôme Brisard, Benjamin Pages (të dy francezë), Paulus van Boekel (holandez).

Për të arritur në finale, Manchester United e eliminoi Romën, derisa Villarreali e befasoi Arsenalin.

Derisa në finalen e Ligës së Kampionëve mes Manchester City dhe Chelsea, është caktuar gjyqtari spanjoll, Mateu Lahoz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat